TAGS-AT E JAVËS

Politike2023-06-23 13:12:00

Rama kërkon rolin e liderit global: I kam dërguar letër të dytë Macron e Scholz për situatën Kosovë-Serbi

Shkruar nga Pamfleti

Rama kërkon rolin e liderit global: I kam dërguar letër të

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai paralajmëroi se me Serbinë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve nëse nuk lirohen 3 efektivët e rrëmbyer.

“Mbajtjatyre me ditë të tëra në burg është e papranueshme. Përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shteërore për mbajtjen pas asnjë të drejtë të 3 policëve të huaj në burgun e njnë shteti tjetër duke ngritur zërin për arrestimet e minoritetit serb në veri të Kosovës, është shqetëësuese. Sepse shtetet demokrartike nuk u përgjigjen kurrë bë mënyrë simetrike shkeljeve të pretenduara në një shtet tjetër. Nëse Serbia ka pretendime, këto nuk argumentohen duke mbajtur peng tre policë shqiptarë në serbi, por duke bashkuar me faktorin ndërkombëtar dhe mbi të gjitha duke vepruar konkretisht aty ku është edhe origjina e kësaj problematike që është marrëdhënia që duhet normalizuar.

Unë sot e përsëris me zë dhe figurë për lirimin e menjëhershëm pa kushte, të 3 efektivëve të policsë së Kosovës, jo vetëm sepse kjo është njnë shkelje e të drejtave të njeriut,m por sepse pa u kthyer në shtëpi ata tre burra, nuk ka asnjë hapësirë për të lëvizur me planin e deeskalimit”, tha Rama.

Rama deklaroi gjithashtu se i ka dërguar një letër të dytë presidentit të Francës dhe kancelarit Gjerman për të nxitur zbatimin e planit franko gjerman. 

"Pardje i kam nisur një letër të dytë pas draft statutit presidentit Macron dhe Kancerlarit Scholz dhe Sharl Michel për domosdoshmërinë për një shtysë konkrete. Natyrisht dhe me mbështetjen e SHBA-së që plani franko gjerman të zbatohet medoemos.", tha ai.

rama kosova serbia

Lini një Përgjigje