TAGS-AT E JAVËS

Politike2024-07-26 20:56:00

“Nuk u reagua në kohë”, Salianji prezanton gjetjet e Komisionit për “TIMS”: PS u bë barrikadë për të mbrojtur paligjshmërinë

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk u reagua në kohë”, Salianji prezanton gjetjet e

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili drejtoi Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS, prezantoi sot në Kuvend gjetjet e komisionit për gati katër muaj.

Ai deklaroi se PS-ja u bë pengesë për të mbrojtur paligjshmërinë e ndodhur me sistemin TIMS. Ai argumentoi konkluzionin e tij duke shtuar se, Këshilli i Ministrave refuzoi të vinte në dispozicion informacionet e kërkuara, anëtarët e mazhorancës refuzuan të sillnin si dëshmitar kryeministrin Edi Rama dhe Bledi Çuçin, si kërkuan që dëshmitë të merren me dyer të mbyllura.

Ai shtoi se emërimi i Ervin Muçës u interpretua si lapsus, por në fakt sipas tij, procesi i  rekrutimit ishte fiktive dhe fituesi ishte i paracaktuar.

Komisioni do të shtrinte veprimtarinë për një afat 4 muaj. Për shkak se nuk e kishte ushtruar të plotë veprimtarinë e tij, për shkak të gjetjeve që pati, grupi parlamentar i PD-së, si nismëtar, kërkuan shtesë për të vazhduar gjetjet. Komisioni mblodhi dokumentet dhe provat e bashkë me dëshmitë, sot do ta paraqesim të plotë.

PS u bë barrikadë për të mbrojtur paligjshmërinë e ndodhur. Këshilli i Ministrave refuzoi të vinte në dispozicion informacionet e kërkuara, anëtarët refuzuan të sillnin si dëshmitar kryeministrin Edi Rama, si person që kishte dijeni. Anëtarët e mazhorancës refuzuan të thërrisnin Bledi Çuçin, që kishte pasur një rol të rëndësishëm, anëtarët e mazhorancës vendosën që dëshmitë të merren me dyer të mbyllura, megjithëse dëshmitë nuk përmbanin informacione të klasifikuara si sekret shtetëror. Gjatë hetimit, është verifikuar çdo pretendim që kemi bërë në kërkesën fillestare.

Data e emërimit të Ervin Muçës u interpretua si lapsus nga ana e Policisë. Është e qartë që procesi i  rekrutimit ishte fiktive dhe fituesi ishte i paracaktuar. Nuk e di si mund të justifikohet që në një institucion si Policia, kush ka fuqinë të bëjë emërime dhe të vendosë drejtor dikë pa pasur asnjë dokument shkresor”, tha Salianji në Kuvend.

Lini një Përgjigje