
Përshkallëzohet protesta para Kryeministrisë. Një grup protestuesish kanë hedhur sërish molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës qeveritare. Flakët përfshinë për pak çaste hyrjen e ndërtesës, por zjarrfikësit ndërhynë menjëherë dhe neutralizuan zjarrin.
Tensionet nisën pa mbyllur akoma fjalën kryedemokrati Sali Berisha. Policia ndërhyri menjëherë duke u përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.
Policia e Shtetit kishte rrethuar më herët godinën në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit. Protesta nisi në orën 18:00.
ne perditesim...
Shteti duhet të funksionojë. Një plak hajdut, komunist i korruptuar ka asfiksuar opozitën. Çdo drejtues tjetër i panjollosur i opozitës mund ta përmbysë qeverinë socialiste dhe Edi Ramën, por ky dhe i biri, kurrsesi. Të gjithë shqiptarët e kuptojnë se çfarëdo që bën ky enverist është thjesht pushteti, jo e mira e vendit. Nuk luftohet korrupsioni me një krye-të-korruptuar. Ka shumë njerëz të zotë e të ndershëm që nuk pranojnë të punojnë me socialistët, por i rrinë larg opozitës berishiste, pasi e shohin se ajo nuk ndryshon nga pushtetarët. Ata mund të jenë shpresa e vërtetë kundër Ramës e të kuqve, ose trëndafilëve të tij.