TAGS-AT E JAVËS

Politike2023-09-08 10:54:00

Zgjedhjet në Kukës, Meta i shkon në zyrë Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Kukës, Meta i shkon në zyrë Berishës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në selinë e PD mëngjesin e sotëm ku do zhvillojnë një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Takimi vjen një ditë pas regjistrimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në KQZ për zgjedhjet në Kukës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje regjistroi Koalicionin “Bashkë Fitojmë” në garën elektorale për Bashkinë e Kukësit, që do të mbahet më 24 shtator.

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, në mbledhjen e zhvilluar tha se ky koalicion përbëhet nga Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta dhe drejtuese e koalicionit dhe Partia Demokristiane. Sipas Celibashit, shkronjat nistore të koalicionit janë “BF”.

meta berisha zgjedhjet në kukës

Lini një Përgjigje