TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle2024-08-07 07:15:00

Merr fund arratia e Noizyt, këngëtari arrestohet në Shëngjin

Shkruar nga Pamfleti
Merr fund arratia e Noizyt, këngëtari arrestohet në Shëngjin
Noizy

Arrestohet reperi Noizy në Shëngjin me kërkesë të Kosovës.

Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.

Burime nga policia bëjnë me dije se kamë patur kërkesë nga Kosova për arrestimin e tij.

Ka qenë një pikë kontrolli në zonën e Kunës që kanë bërë arrestimin dhe me pas është marrë nga operacionaila e Tiranës.

Edhe këngëtari i njohur Stresi është shpallur në kërkim nga Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë në Kosovë pasi akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Stresi përflitet se mori pjesë së bashku me Noizyn në një sherr në një klub nate në Kosovë ku u lëndua një Medin Iseni një personazh TikTok.

Vetë Stresi, por edhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale.Ditën e djeshme policia kosovare shpalli në kërkim Noziyn dhe ftoi se kushdo që ka informacione të jap kontaktoj policinë kosovare lidhur me Stresin, për të cilin ka dhënë edhe publikimin e fotos dhe detajet e nevojshme.

Në një intervistë për mediat në Kosovë, Stresi rrëfeu se çfarë ndodhi gjatë asaj nate, teksa u shpreh se as ai dhe as Noizy nuk e kanë prekur me dorë Medin Isenin. Prej kohësh sipas tij, Iseni i ofendonte në Tik Tok, por ata nuk kishin plan të hakmerreshin.

 

noizy arrestohet shëngjin

Lini një Përgjigje