
Është hedhur sot në mesditë sorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Gogalt dhuruan këto duele: Arsenal-Bajern Mynih; Atletiko Madrid-Borusia Dortmund; Real Madrid-Mançester Siti; PSG-Barcelona.
Pas eliminimit të Interit ndaj Atletikos, Napolit ndaj Barcelonës dhe Lacios ndaj Bajernit të Mynihut, nuk ka më asnjë ekip Italian në garë. Tetë skuadrat e kualifikuara në çerekfinale janë: Arsenali, Atletiko e Madridit, Barcelona, Bajerni i Mynihut, Borusia e Dortmundit, Mançester Siti, PSG dhe Reali i Madridit.
Përveç shortit të çerekfinaleve u përcaktuan edhe gjysmëfinalet hipotetikisht dhe rrjedhimisht i gjithë rrugëtimi i mbetur deri në finalen e Champions League. Rregullat ishin shumë të thjeshta për shortin e sotëm: ishte i hapur dhe për këtë arsye nuk kishte vazo. Kjo do të thoshte se të gjithë mund të luajnë kundër të gjithëve, madje mund të përballen ekipe nga i njëjti vend apo që kanë luajtur kundër njëri-tjetrit në fazën e grupeve.
Gjysmëfinalet
Atletiko Madrid / Borusia Dortmund – PSG / Barcelona
Arsenal / Bajern Mynih – Real Madrid / Mançester Siti

Edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nuk ka asnjë “kufizim”. Çdokush mund të përballet me këdo. Në mesin e 8 skuadrave që do të dalin në fushë në çerekfinalet e Champions League janë disa favoritë. Së pari dhe më kryesori, kampioni në fuqi, Mançester Siti, i cili do të synojë të mbrojë kurorën.
Kushtojini vëmendje edhe Realit të Madridit, i cili ka një ndjenjë të veçantë me Ligën e Kampionëve. Një hap më poshtë duket se janë Arsenali, Atletiko Madrid, Barcelona, Bajern Mynih, Borusia Dortmund dhe PSG.
Gjysmëfinalet e Champions League do të luhen më 9 prill, me ndeshjen e parë çerekfinale dhe përfundon më 8 maj, me gjysmëfinalen e fundit. Këto janë datat specifike:
Ndeshja e parë çerekfinale: 9/10 prill 2024
Ndeshja e dytë çerekfinale: 16/17 prill 2024
Ndeshja e parë gjysmëfinale: 30 prill/1 maj 2024
Ndeshja e dytë gjysmëfinale: 7/8 maj 2024
Lini një Përgjigje