TAGS-AT E JAVËS

Sport2025-01-22 18:07:00

Mesfushori i Tiranës prezantohet te Bolonja, bardheblutë përfitojnë 250 mijë euro dhe mbajnë 15% të kartonit

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori i Tiranës prezantohet te Bolonja, bardheblutë

Tashmë është zyrtare, mesfushori i talentuar Jordi Jaku, i cili ka spikatur në radhët e Tiranës, është zyrtarisht një futbollist i Bolonjës.

Mesfushori 18-vjeçar, i cili kishte luajtur 15 ndeshje me ekipin e parë të bardhebluve në Superiore në sezonin e kaluar dhe këtë aktual, tani është bërë pjesë e ekipit të të rinjve të klubit të Serisë A që e ka prezantuar atë zyrtarisht nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Tirana ka përfituar 250 mijë euro nga mesfushori, ndërkohë që klubi bardheblu ka mbajtur 15% të kartonit në rast të një tjetër transferimi të talentit të mesfushës.

Ekipi i të rinjve të saj luante sot ndaj Xhenoas dhe futbollisti shqiptar është federuar në kohë për të qenë në gatishmëri me klubin e ri, për të cilin ka firmosur deri në verën e vitit 2027.

jordi jaku mesfushori shqiptar bolonja

Lini një Përgjigje