TAGS-AT E JAVËS

Forum29 Shtator 2025, 18:34

Dështimi i SPAK-ut dhe ‘dhjakësit’ me rroga të majme që nuk hetuan asnjë aferë!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Dështimi i SPAK-ut dhe ‘dhjakësit’ me rroga të majme

Një dështim total në punën e tyre, duke u sjellë më shumë me standarde të ndryshme për fenomene të njëjta, por për persona të ndryshëm.

Prokurorët e SPAK-ut me të kaluar të pistë, të emëruar nga OPGJ në prokurorë nga politika dhe me lidhje familjare me botën e krimit, që kanë kaluar vetingun me dyshime të mëdha të ndërhyrjes së pushtetit dhe bandave nëpër burgje.

Në nivelin profesional dhe integritetin moral mund të thuhet pa frikë sot se nga 400 prokurorë që ka pasur Shqipëria, këta janë të renditur pas numrit 380.

Një dështim total në punën e tyre, duke u sjellë më shumë me standarde të ndryshme për fenomene të njëjta, por për persona të ndryshëm.

Një tufë dhjaksash pa shtyllë kurrizore që nuk guxojnë të belbëzojnë një fjalë për akuzat publike për pasurimin e tyre dhe për shoqëri nga bota e llumit të biznesit apo lidhjet me botën e krimit.

Një institucion që nuk i dha kurrë asnjë përgjigje me vepra hetimeve të çështjeve të bujshme të 35 viteve të mjerë të demokracisë dhe që nuk ka dënuar përfundimisht pas 6 vitesh asnjë hajdut nga politika.

Kurrë nuk guxuan të hetojnë gjyqtarë e prokurorë, edhe brenda vetes, që rezultojnë nëpër bisedat e telefonave BQ, SKY ECC apo të implikuar në afera si ajo e Toyota Yaris.

Hajt, rrini edhe 3 vjet aty si skuthe, të pështirë, të pistë e pa dinjitet, se moral nuk keni pasur kurrë, me rroga nga 100 mijë euro në vit, me roje e makina pas bythës dhe krisni bythën, qerohuni nga sytë këmbët, njerëz të pështirë e megalomanë debilë që ju duk vetja sikur kishit në dorë ajrin për të marrë frymë çdo qytetar shqiptar.

3 Komente

  1. L
    Lymi

    Ktu e ke thene mire or tej Muriz,me fytyren e katundarit Dumani nuk shkohet ne Europ or tej,rrangallat qe punojnë në SPAK jane kusherinjte e Haxhi Lleshit e të Nexhmijes,jane nga Zerqani,Shupenza,Peladhia,etj.Komandohen nga suratprishuri ish ministri i dejtesisë.

    1. H
      Hallexhiu

      Ashtu thua ti murriz por e ke gabim ,ceta e dibres po i qi ropt por jo me lek por me bitcoin .po bejn miliona duke i cuar rop cunave e duke ja,pergjysmu portofolat se me demek jan ne listen e spakut nga Amerika latine e der ne dubai Ti kujton se ata po rrin per ato 100k ne vit

      1. A
        Arben Qosja.

        Të lumtë zoti Murrizi. Në kokë i ke rënë, plehra janë, siç kanë qenë.

        Lini një Përgjigje