TAGS-AT E JAVËS

Forum 8 Tetor 2025, 11:47

Kujt i takon ligjërisht mandati bosh i Manastirliut: Xhemal Qefalisë apo Gjylametit?

Shkruar nga Kreshnik Spahiu
Kujt i takon ligjërisht mandati bosh i Manastirliut: Xhemal Qefalisë
Kreshnik Spahiu

Pra, çdo tentativë për t’i dhënë mandatin një kandidati tjetër, si Blerina Gjylameti, do të ishte në kundërshtim të hapur me ligjin dhe precedentët.

Dorëheqja e deputetes Ogerta Manastirliu, e cila vendosi të garojë për Bashkinë e Tiranës, nuk është vetëm një zhvillim politik, por edhe një test i qartë i parimit të rendit ligjor në sistemin zgjedhor shqiptar. Çështja pritet të jetë një betejë në Gjykatën Kushtetuese: Kush e merr mandatin e lënë bosh në Kuvend?

Sipas Neneve 152 dhe 153 të Kodit Zgjedhor (Ligji Nr. 10019, datë 29.12.2008, i ndryshuar):

• Neni 152, pika 3: “Në rast dorëheqjeje, vdekjeje ose paaftësie për të ushtruar detyrën, vakanca e një deputeti plotësohet automatikisht nga kandidati i radhës në listën e partisë, siç rezulton nga vendimi për shpalljen e mandateve.”

• Neni 153, pika 1: “Renditja e kandidatëve në listat e partisë pasqyron votën e qytetarëve dhe nuk mund të ndryshohet nga partia pas shpalljes së rezultatit.”

Ky kuadër ligjor është i qartë: mandati nuk mund të mbetet bosh, nuk mund të cenohet nga preferenca e brendshme e partisë dhe duhet të plotësohet sipas renditjes së listës që ka votuar populli.

Një precedent i njohur është rasti i deputetit Arjan Ndoja i cili fitoi të drejtën e marrjes mandatit për shkak të renditjes dhe nuk u pengua nga kuotimi gjinorë. Megjithë ankesat dhe pretendimet e kandidates Andia Ulliri për kapërcim renditje dhe prioritet gjinor të femrave, KQZ dhe Kolegji vendosën të mos ja pranojnë sepse PS kishte plotësuar % e nevojshme për përfaqësimin e grave.

Një nga interpretimet e mundshme që mund të ngrihet është: a ndikon kuota gjinore për të përcaktuar se kush merr mandatin e lënë bosh? Në këtë rast, PS ka 19 mandate në total, por 7 janë të listës së hapur, ku janë zgjedhur dy deputete gra: Denaj dhe Xhaçka.

Nëse kuota llogaritet vetëm për listën e hapur, numri minimal i grave që duhet të përfaqësohen është mbi kuotën minimale.

Rrumbullakuar poshtë, rezulton 2 gra, pra kriteri gjinor është tashmë i plotësuar me Denaj dhe Xhacka. Kjo do të thotë që mandati i lënë bosh nuk pengohet nga kuota gjinore dhe i takon automatikisht kandidatit të radhës, Xhemal Qefalia.

Ky trajtim është i ngjashëm me vendimin e KQZ për PD dhe Andia Ullirin, ku kërkesa për të ndryshuar kandidatin për shkak të kuotës gjinore u refuzua dhe mandati iu dha kandidatit të radhës sipas listës.

Analizë matematikore e kuotës dhe renditjes

 • Lista e hapur PS: 7 mandate

• Numri i grave të zgjedhura: 2 (Denaj, Xhacka)

• Nymri minimal i grave sipas kuotës 1/3: 7 ÷ 3 ≈ 2.333 → rrumbullakuar poshtë = 2

• Përfundimi: kuota gjinore është tashmë e plotësuar, prandaj vakanca nuk ndryshon renditjen. Gjithashtu në listën e mbyllur të PD afro gjysma e deputeteve janë gra.

Pra, çdo tentativë për t’i dhënë mandatin një kandidati tjetër, si Blerina Gjylameti, do të ishte në kundërshtim të hapur me ligjin dhe precedentët.

Dorëheqja e Manastirliut dhe plotësimi automatik i mandateve sipas listës janë më shumë se një detyrim formal. Ato:

•Ruajnë integritetin e votës së qytetarëve.

• Sigurojnë rendin ligjor dhe stabilitetin politik.

 • Parandalojnë manovrat e brendshme që mund të cënojnë besimin në institucionet demokratike.

Ligji është i prerë: vakanca e lënë nga Ogerta Manastirliu plotësohet nga kandidati i radhës në listën e PS, Xhemal Qefala. Precedentët (Arjan Ndoja, Andia Ulliri) dhe llogaritjet e kuotës gjinore janë të qarta dhe nuk lënë hapësirë për interpretime të tjera.

Gjithsesi ka ligj por ka dhe “Maliq”.

Deri më sot shkopi i “Maliqit” ka treguar se bën çudira në listën e deputetëve por a do mbaj KQZ dhe Kolegji Zgjedhor dy standarte të ndryshme për të njëjtat praktika?

xhemal qefalia blerina gjylameti ogerta manastirliu

Lini një Përgjigje