Kronike25 Shkurt 2024, 10:27

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, 5 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, 5 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Ford” dhe një automjet tip “Porsche”.

5 të plagosurit janë nisur menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.