Kronike 1 Qershor 2023, 14:06

Ekzekutoi 12 vite më parë Ilir Rexhepin, si ADN-ja e gjakut "tradhtoi" vrasësin me pagesë

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutoi 12 vite më parë Ilir Rexhepin, si ADN-ja e gjakut

Mihal alias Mirgen Toshi, është marrë i pandehur për një vrasje të kryer 11 vite më parë në Elbasan. Korçari është dënuar me 16 vite burg për "trafik droge" në Greqi. Ndaj Toshit është ngritur akuza e "Vrasjes me paramendim" kryer në bashkëpunim në dëm të biznesmenit Ilir Rexhepi dhe "Mbajtjes pa lejë të armëve".

Vrasja e Ilir Rexhepit në 2011 është kryer me pagesë, për llogari të një grupi kriminal në Elbasan. I pyetur në burgun grek për akuzat e ngritura, ai ka zgjedhur që të heshtë, ndërsa hetimi dhe gjykimi i tij do zhvillohet në mungesë.

Mihal Toshi është zbuluar nga një analizë ADN-je gjaku, njolla të cilat u gjendën në vendin e krimit, ku u ekzekutua Ilir Rexhepi në Elbasan.

ADN-ja e Toshit është ekzaminuar dhe në dy ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Elbasan, si ajo e vrasjes së Ardian Ibrahimit, kunatit të Fadil Memës dhe vrasjes së Roland Rexhepit, por profilet në këto ngjarje kanë dalë negative.