
Një sagë vrasjesh mes dy fiseve në Lezhë shënoi vrasjen e fundit të tyre dy ditë më parë ku u ekzekutua në derën e një marketi Nikolin Lekstakaj.
Teksa foli për disa ngjarje të ndodhura në Shqipëri vitet e fundit, gazetari Elton Qyno tregoi se pasi ndodhnin ekzekutime të tilla ku godasin kundërshtarët e tyre, atentatorë largohen nga Shqipëria.
Sa i takon ekzekutimit të Nikolin Lekstakaj dy ditë më parë në Balldren të Lezhës, Qyno u shpreh se dy fiset janë prej vitesh në hasmëri çka ka sjellë disa vrasje, ndërsa ekzekutimet mes tyre në vitet e ardhshme nuk dihet se kur do të përfundojnë.
"Viktima kishte ardhur nga Londra për të pushuar disa ditë në fshatin e tij të Balldresë. I vetmi gabim i tij deri në këto momente mendoj është se ka pasur mbiemrin e autorëve që kishin vrarë Ardianin në muajin Prill. Në atë etjen e madhe për të marrë hakun e Ardianit është kryer dhe ekzekutimi i Nikolinit. Situata ka qënë e ndezur këto 48 orë.
Jo vetëm për faktin se krimi ka ardhur në një kohë të shkurtër, por shumë familje kishin besuar se ky konflikt mes këtyre dy fiseve ishte shuar. Kjo jo për shkak se fisi Nikulaj ishte larguar në drejti të Londrës, por se anëtarë të fisit e familjarë kishin mbërritur njerëz të huaj në Shqipëri posaçërisht për të vrarë Ardianin. Kjo e ka sjellë një situatë mjaft të ndërlikuar të policisë dhe prokurorisë në atë zonë", tha ai në “Ora News".
Qyno u shpreh se familja Nikulaj njihet në Lezhë si një familje që ka potencë dhe lidhje të forta policore por dhe në biznes. Kishte anëtarët e vet në këshillin bashkiak të Bashkisë.
Goditja e njeriut më të fortë të fisit nuk sjell asnjë lloj pajtimi për të falur gjakun, ndërsa parashikon se vazhdimësia e ekzekutimeve mes dy fiseve nuk dihet ku do të përfundojë.
Lini një Përgjigje