TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Maj 2024, 21:28

Humbi kontrollin e makinës dhe ra në lumin Lana, humb jetën shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Humbi kontrollin e makinës dhe ra në lumin Lana, humb jetën

Një drejtues mjeti ka humbur jetën në Bërxullë të Tiranës, pasi mjeti i tij përfundoi në lumin Lana.

"Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë shtetasi Xh. H. ka humbur jetën."-njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje