
Fatos Imeraj 31-vjeçari shqiptar është ndaluar nga policia britanike për thyerjen e urdhërit të dëbimit.
Për shqiptarin nuk është hera e parë që ndalohet dhe dëbohet nga vendet e Mbretërisë së Bashkuar. Fatos Imeraj është ndaluar nga Policia e Carddiff në 31 Gusht pas një kontrolli rutinë dhe më pas është evidentuar që ka thyer disa urdhëra dëbimi. Shqiptari është justifikuar me faktin se e ka thyer urdhërin për të takuar gruan dhe fëmijët e tij që jetojnë në Carddiff. Të premten përpara Gjykatës së Kurorës së Cardiffit i pandehuri Imeraj është informuar për masën e arrestit pas thyerjeve të urdhërit të dëbimit, raportohet në WalesOnline. Disa muaj më parë ai u gjet në Dover, ku kishte hyrë ilegalisht në Britani dhe u rikthye në burg.
Gjatë kohës së burgimit, Imeraj ka tentuar të kërkojë azil. Pas lirimit të tij ai aplikoi për leje për të qëndruar në Britani deri në vitin 2024. Prokurorja Sarah Iles tha se vendimi për t'i dhënë leje të pandehurit ishte një gabim nga Ministria e Brendshme dhe ai u deportua përsëri në Shqipëri. Dy muaj më vonë, Imeraj bëri një tjetër përpjekje për të hyrë në Britaninë e Madhe nëpërmjet Brukselit, por u ndalua nga Forcat Kufitare.
Prokuroja Iles tha se i pandehuri kishte humbur shansin e tij për ta falur në lidhje me statusin e tij të imigracionit. Ai i tha policisë se për herë të fundit kishte hyrë në Britani në gusht në pjesën e pasme të një kamioni. Imeraj tha se erdhi në Carddiff për të parë familjen e tij dhe për shkak të rrezikimit të jetës së tij në Shqipëri. Ai u deklarua fajtor për shkeljen e urdhrit të dëbimit.
Lini një Përgjigje