TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Gusht 2025, 13:08

Kërcënonte familjarët se do t’i vriste me kallashnikov, arrestohet 41-vjeçari; i sekuestrohen 3 armë

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënonte familjarët se do t’i vriste me kallashnikov,

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës pasi kërcënonte me kallashnikov familjarët e tij.

41-vjeçari Ervis Visha, banues në fshatin Qerekë, u arrestua paraditen e sotme në banesë duke shmangur një ngjarje të mundshme kriminale brenda familje.

Gjatë kontrollit në banesë, përveç kallashnikovit që kërcënonte familjarët, atij iu gjetën edhe 2 armë të tjera gjahu.

“Arrestohet një 41-vjeçar që kanoste për jetën, familjarët e tij.

Në banesën e tij, u gjetën 3 armë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar se një shtetas po kanoste me armë zjarri kallashnikov, familjarët, në banesën e tyre, në fshatin Qerekë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. V., 41 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe 2 armë gjahu”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje