
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, këtë herë në Malësinë e Madhe ku raportohet se një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri.
I riu mësohet se ka marrë një plumb në shpatull dhe është shoqëruar për në spital, por fatëmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes 3 personave në fshatin Grizhë. Njëri nga personat e përfshirë në konflikte raportohet se është arrestuar, ndërsa personi i tretë thuhet së është në arrati dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia dhe grupi hetimorë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
"Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. G. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K, i përfshirë në konflikt", njofton ppolicia.