TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Qershor 2025, 10:35

Pjesë e një organizate kriminale, arretsohet në Tiranë 54-vjeçari i shumëkërkuar nga Italia

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e një organizate kriminale, arretsohet në Tiranë

Një 54-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. I shumërkërkuari Bledar Bedini, alias Bledar Imami, 54 vjeç. është dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Milanos për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikim të lëndëve narkotike, ai u kap në bulevardin “Bajram Curri” në kuadër të operacionit policor “The ëanted”.

Arrestimi u bë pas një pune të koordinuar mes Policisë Shqiptare dhe Interpolit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët italianë.

"Vijon operacioni policor i koduar “The ëanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas i dënuar në Milano, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale, të kryer në koordinim me homologët italianë, pas shkëmbimit të informacioneve nëpërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me Interpol Romën, Seksioni i Kërkimit, gjatë kësaj faze të operacionit “The ëanted”, kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Bedini alias Bledar Imami, 54 vjeç.

Gjykata e Milanos e ka dënuar 54-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Importimi dhe mbajtja e substancave narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali", njofton policia. 

Lini një Përgjigje