Kronike 4 Mars 2024, 17:50

Shisnin drogë në burgun grek, zbardhen emrat e bashkëpunëtorëve të Olti Dulçes; mes tyre një vajzë shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Shisnin drogë në burgun grek, zbardhen emrat e
Olti Dulçe

Zbulohen emrat e 6 personave të tjerë të arrestuar si bashkëpunëtorë në grupin e shqiptarit Olti Dulçe, që fuste dhe tregtonte kokainë brenda burgut të Trikallas.

Dulçe bashkëpunonte me një tjetër të dënuar grek, i cili ndihmohej nga familjarët për të sjellë drogën të fshehur në çanta e më pas ia jepte Dulçes.

Në grup 5 persona janë grekë, ndërsa personi i 6-të është një vajzë shqiptare. Ata janë i burgosuri Ipokratis Kouluris, 44 vjec, Olga Koulouri, 64 vjeç, Eli Koulouri, 41 vjeç, Nikolaos Ntats, 50 vjeç, Odhiseas Mpakosglou, 29 vjeç dhe shqiptarja Doriana Aliu, 33 vjeçe.

Kush është Olti Dulçe?

Olti Dulçe alias Gladjol Shushari, me precedent penal në Shqipëri, u arrestua në 31 gusht 2016 në pikën e kalimit kufitar Gueshevo në Bullgari dhe më pas u ekstradua në Greqi. Ai kërkohej nga policia greke si i përfshirë në një përplasje me armë zjarri në nëntor 2014 në Mikrolimano bashkë me shqiptarin Arbër Bako (i vrarë në burg), ku nga të shtënat në një lokal nate u plagosën 15 persona.

Ai rezulton gjithashtu i përfshirë në tentativën e vrasjes së avokatit grek Giorgo Antonopoulo në vitin 2014 dhe gjatë kohës që ishte në burg është akuzuar si i përfshirë në dhënien e urdhrit për vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo në vitin 2019.

Më herët, Dulçe është përfshirë edhe në tre sulme të armatosura në Metaksourgio, Agio Pantaleimona dhe Omonia, ku në një prej tyre mbeti i vrarë një 43 vjecar, klient i një lokali.

Ai konsiderohet si bashkëpunëtor i shqiptari Klodian Lekoçaj alias Klod Cara, i përfshirë në disa vrasje dhe ngjarje të rënda në Greqi.