Kronike 4 Mars 2024, 16:52

Shpërndanin kokainë brenda burgut grek, një shqiptar “koka” e grupit; arrestohen 7 persona

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndanin kokainë brenda burgut grek, një shqiptar

Policia greke ka shkatërruar grupin kriminal brenda burgut, me drejtues 41-vjeçarin Olti Dulçe.

Shqiptari i dënuar me 65 vite burg në Greqi për disa ngjarje kriminale dhe vrasje, nuk është emër i panjohur për policinë. Grupi prej 7 personash fuste dhe tregtonte drogë brenda burgut të Trikallas.

Policia bëri të mundur arrestimin e tyre, ky dy prej 7 anëtarëve rezultonin të dënuar.

Gjithçka realizohej nën urdhrat e 41 vjeçarit nga Berati, Olti Dulçe. Ky i fundit kishte ngritur një grup që siguronte heroinë dhe e fshihte nëpër çanta. Dy persona nga jashtë burgut ia dorëzonin çantat tre personave të tjerë, të cilët arrinin t’i fusnin brenda burgut të Trikallas duke ia dorëzuar një të burgosuri gjatë takimeve me të. Ky i fundit, më pas ia dorëzonte Dulçes, i cili e shiste drogën brenda ambienteve të burgut.

Sipas policisë, llogaritet që grupi të ketë fituar rreth 50 mijë euro nga tregtia e drogës. Gjatë kontrolleve në qelitë e dy të burgosurve, janë gjetur dhe sekuestruar 8 pako me 33.6 gram heroinë, 1 pako me 1.6 gram kokainë, 5 çanta, 5 thika, 5 kapakë stilolapsi që shërbenin për peshimin e drogës dhe 1 celular.

Ndërsa gjatë kontrolleve tek pesë të arrestuarit e tjerë në Athinë, u sekuestrua 1 pako me 34.6 gram cannabis, 2 cigare duhan e përzier me cannabis, 1370 euro, 2 peshore dhe 5 celularë.