TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2026, 12:48

Transportoi 1 mln euro nga Serbia në Kosovë, pezullohet nga detyra efektivi i Komisariatit 5 në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Transportoi 1 mln euro nga Serbia në Kosovë, pezullohet nga detyra
Aurel Kaziu

Sipas të dhënave, Kaziu ishte nisur drejt Kosovës menjëherë pasi kishte përfunduar shërbimin e natës dhe kishte në vijim dy ditë pushimi.

Është pezulluar nga detyra efektivi i Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aurel Kaziu, pasi u arrestua nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Mendares, pasi u kap duke transportuar rreth 1 milion euro të padeklaruara.

Vendimi për pezullimin është marrë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas ndalimit të 28-vjeçarit nga autoritetet kosovare.

Transportoi 1 mln euro nga Serbia në Kosovë, pezullohet nga detyra

Sipas të dhënave, Kaziu ishte nisur drejt Kosovës menjëherë pasi kishte përfunduar shërbimin e natës dhe kishte në vijim dy ditë pushimi. Ai dyshohet se nuk kishte njoftuar eprorët për daljen jashtë territorit të Shqipërisë.

Efektivi prej rreth tre vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit. Më herët, ai është marrë me transport mallrash nga Shqipëria drejt vendeve të Evropës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Transportoi 1 mln euro nga Serbia në Kosovë, pezullohet nga detyra

 

Gjatë kontrollit, autoritetet kosovare sekuestruan shumën prej 1 milion eurosh. Dyshohet se paratë mund t’i përkasin personave të tjerë dhe të kenë burim nga veprimtari të paligjshme. Sipas informacioneve paraprake, Kaziu dhe dy persona të tjerë po e transportonin shumën në mënyrë të jashtëligjshme.

Autoritetet shqiptare pritet të kërkojnë informacion zyrtar nga homologët në Kosovë për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe nivelin e përfshirjes së efektivit të pezulluar. 

 

transpiortoi 1 milione euro te padeklaruara aurel kaziu

Lini një Përgjigje