TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Maj 2023, 16:47

U transferua në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalos, Laert Haxhiu kërkon të mos ekstradohet drejt Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
U transferua në burgun e sigurisë së lartë në
Laert Haxhiu

Ditën e sotme Gjykata e Janinës ka dhënë masën “arrest me burg”, për Laert Haxhiun i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi. Mësohet se Haxhiu do të dërgohet në burgun e sigurisë së Lartë në Koridhallos.

Mediat greke raportojnë se Haxhiu nuk i ka pranuar akuzat për vrasjen në Lushnje të ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të vdekur dy persona, ndërsa u plagosen 2 të tjerë.

Sakaq, sipas avokatit të tij, Haxhiu nuk dëshiron të ekstradohet nga autoritetet shqiptare, por kërkon të qëndrojë në Greqi.

Sipas informacioneve, autoritetet shqiptare pritet të kërkojnë menjëherë ekstradimin e tij në shtetin fqinj.

Ndërkohë çështja do të shkojë në Këshillin kompetent të Apelit për të vendosur pro ose kundër ekstradimit të tij dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

 

laert haxhiu burg ekstradim

Lini një Përgjigje