Kronike29 Shkurt 2024, 18:22

Vrasja në Korçë, motra e 40-vjeçarit prek me reagimin: Ma dogje zemrën o xhani motrës

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Korçë, motra e 40-vjeçarit prek me reagimin:
Emiljano Pine

Qyteti i Korçës u trondit dje nga një ngjarje e rëndë, pasi një Emiljano Pine u vra nga 61-vjeçari Ilo Lluka për trashëgiminë e shtëpisë. Ky i fundit më pas vrau veten.

E ëma e 40-vjeçarit kujdesej për të atin e 61-vjeçarit dhe i moshuari kishte vendosur që shtëpinë t’ia linte djalit të saj, pra Emiljanos dhe jo të birit. Kjo e irritoi Llukën, i cili e qëlloi me 4 plumba 40-vjeçarin.

Por sot ka reaguar motra e 40-vjeçarit që rrëqeth me fjalët.

Ma dogje zemrën o xhani motrëëëëssssss, drita e syrit tim, si më le vetëm o vëllaçkooo. Edhe pse nuk je më, t’i do mbetesh gjithmonë krahu im i djathtë. Do më mungosh gjithmonë, deri ditën që do të të vij pranë”, shkruan ajo.