Kronike 1 Qershor 2023, 14:26

Zbardhen detaje nga atentati i dështuar, shënjestra shpëtoi sepse nuk shkoi në Berat

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga atentati i dështuar, shënjestra shpëtoi sepse

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e parandaluar ditën e djeshme nga policia në Berat ku mbetën të arrestuar 3 persona të dyshuar si vrasës me pagesë.

Mësohet se tre të arratisurit Hamir Berisha, Arli Shehu dhe Ermal Gora morën një makinë tip ‘Chervolet’ me qira për 5 ditë, për të ndjekur shënjestrën i cili shkonte çdo fundjavë në Berat.

Por këtë herë, shënjestra nuk shkoi në Berat dhe për këtë arsye i shpëtoi atentatit.

Kujtojmë se ditën e djeshme në kontrollin e makinës u gjet një motoçikletë e vjedhur në Kosovë, bashkë me një armë zjarri automatik me silenciator, një pistolete me silenciator, municion luftarak, 2 skafandra, veshje kamuflazh (xhup meshini), 2 radio, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse. Armët e gjetura janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore.