
Historiani Neritan Ceka tha se reagimet e Artan Fugës dhe Flutura Açkës në lidhje me shkrirjen e Institutit Albanologjik janë të tepërta. Ai tha se ka respekt për të dy, por po futen në një fushë që nuk u takon, pasi sipas tij në atë institut nuk bëhet albanologji.
Ceka tha në “Now me Erla Mëhillin” se pa dyshim ky institut ka meritat e veta, por gjithsesi ai tha se rindërtimi i kësaj akademie është një vepër kombëtare e domosdoshme.
“Unë nuk i futem në fushën e tij dhe ai të mos futet në fushën time. Unë kam respekt shumë të madh po mos të bëjë dramat e Eskilit, se kjo që thotë nuk ka asgjë të vërtet. Unë nuk jam ndonjë admirues i Ramës, këtë e kuptojnë gjithë shqiptarët, por këtu ka bërë një punë të mirë.
Ky është një akt pozitiv kombëtar. Rindërtimi i Akademisë së Shkencave është një vepër kombëtare. Tani të merremi për qaramanët… Këtu bëhet fjalë për një shkencë kombëtare. Ata janë jashtë kësaj shkence. Atje vetëm albanologji nuk bëhet, të paktën për arkeologjinë nuk ka albanologji”, tha Neritan Ceka.
Kujtojmë se qeveria vendosi këtë të mërkurë që instituti i Albanologjisë duhet të shkrihet pasi nuk i plotëson kriteret. Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar figura të ndryshme, ku një prej tyre ishte dhe profesori Artan Fuga, reagimin e të cilit Ceka e cilësoi si “dramë të Eskilit”.
Lini një Përgjigje