
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën e 6 nëntorit ligjin për Barazinë Gjinore, i cili ka shkaktuar debate të gjera, jo thjesht në politikë, por edhe në shoqëri.
Kundërshtarët e ligjit e konsiderojnë atë si një goditje ndaj familjes, ndërsa janë organizuar disa protesta, të organizuara nga pjesëtarë të shoqërisë civile, por edhe të mbështetura nga opozita.
Tashmë ligji pret firmën e Presidentit, nëse do të hyjë në fuqi apo do të rikthehet në Kuvend.
Por ligji herë pas here prodhon edhe batuta.
Në komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, demokrati Bardh Spahia, zgjodhi të bëjë një batutë që u pasua nga të qeshura.
“Të nderuar zonja dhe zotërinj, në dijeninë time nuk ka gjini të tjera në komisionin tonë, po pati i ftoj të vetëdeklarohen në mënyrë që t’u adresohemi edhe atyre. Po hapim sot mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale”, tha Spahia.
Batuta e tij shkaktoi të qeshura, përfshi edhe socialistin Eduart Shalsi, që është nënkryetar i komisionit.
Lini një Përgjigje