
Ervin Salianji ka folur lidhur me protestën e opozitës para Kryeministrisë.
Ai ka debatuar me analistin Enton Abilekaj për pjesëmarrjen e ulët dhe faktin që opozita nuk ka ide dhe nuk ngjall shpresë. Ky i fundit iu drejtua Salianjit teksa I tha se “nëse nuk mbani përgjegjësi, më mirë largohuni”.
Enton Abilekaj: Problemi është i të gjithëve ne, por përgjegjësia është e juaja. Ne kemi një problem dhe e shprehim por përgjegjësia është juaja. Nëse nuk e ushtroni dot, më mirë ikni, lini dikë tjetër.
Ervin Salianji: Prandaj po them, PD, po e marr përgjegjësinë, nuk kam ndonjë funksion të lartë, nuk kam qenë organizator, përgjegjësia është e opozitës, nuk është se jam i pamundur të ndërtoj narrativën për të folur aty, shumë më shumë se edhe këto që thamë përgjysëm, por jemi në kushtet kur nuk themi dot po shkëlqejmë, kemi problematika që duhen zgjidhur, por jo të shfokusohemi ndaj skandaleve. Ne duhet të kishim mesazhe të përqëndruara.
Është kapur kryeministri në korrupsion, 50 mln euro aty, 60 mln aty, e me rradhë. Këto dalin se zihen me njëri tjetrin kush të marrë më shumë para. Kemi përgjegjësi, duhet ta lexojmë mirë reagimin e demokratëve. Ne duhet të ishim në kushtet e revoltës, për të folur. Nëse kjo është edhe platforma e parë, por kur është formë e dhënies së mundësisë së qytetarëve për të folur, është pak e ndryshme.
Lini një Përgjigje