Politike26 Shkurt 2024, 19:12

Amnistia Penale kthehet në pazar, Alibeaj vendos 2 kushte: Të mos falen të dënuarit nga GJKKO, lironi protestuesit tanë

Shkruar nga Pamfleti

Amnistia Penale kthehet në pazar, Alibeaj vendos 2 kushte: Të mos

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka mbajtur një komunikim me mediat ku ka folur edhe për Amnistinë Penale.

Alibeaj edhe një herë ka treguar se cilët janë kushtet e deputetëve opozitarë që të japin votat e tyre për amnistinë, së cilës i nevojiten 84 vota për t’u miratuar.

Sërish vija e kuqe e Partisë Demokratike, janë të dënuarit nga GJKKO.

“Dy kushtet tona për amnistinë penale janë: E para mos të përfshihen në amnisti personat e dënuar apo personat që janë nën hetim nga SPAK dhe GJKKO. Dhe e dyta, të përfitojnë nga amnistia të gjithë qytetarët që kanë protestuar për kauzat e tyre.

Ne jemi të gatshëm të votojmë amnistinë e versionit fillestar që ka sjell qeveria. E kam pyetur publikisht ministrin Manja nëse e kishte diskutuar projektligjin fillestar me Institucionet e reja të drejtësisë, kam marrë një përgjigje pozitive. Pra projektligji kishte marrë dritën jeshile nga SPAK, GJKKO, KLGJ. Dhe e dyta, mos të futen amendamente tinëz në momentin e fundit që nuk janë në të mirën e interesit publik të kësaj amnistie”, ka thënë Alibeaj në deklaratë.

enkelejd alibeaj amnisti penale