Politike 6 Dhjetor 2023, 19:17

Argita në krye të PD-së? Çollaku: E penalizojnë disa faktorë, kryesori shpallja 'non grata'!

Shkruar nga Pamfleti

Argita në krye të PD-së? Çollaku: E penalizojnë disa

Dalja e parë në një podium politik e Argita Berishës Malltezit në Kuvendin e foltores, thirrur nga Sali Berisha më 2 dhjetor 2023, pati shumë reagime dhe aludime se ajo do të marrë drejtimin e Rithemelimit tashmë që Berisha po përballet dhe me drejtësinë.

Nënkryetari i PD-së zyrtare Kreshnik Çollaku në një lidhje skype në ‘Report TV’ deklaroi se një nga faktorët kundër saj është koha dhe fakti që është non grata, si Sali Berisha.

“Fakti se do ti futet politikës është një supozim. Unë e njoh Argitën në mënyrë të pjesshme kemi qenë në grevën e urisë në 91 pastaj pedagogë në universitet. Ndaj një respekt të ndërsjellë. Nëse do kishte qenë disa vite më parë do kishte qenë histori interesante. Sot ka faktorë kundër, pro dhe faktor kohë. Argita fatkeqësisht për shkak të sanksionimit të Berishës është e sanksionuar. E dyta trashëgon një situatë politike në një përçarje shumë të thellë dhe me një krizë në kuota të ulëta. Rithemelimi mezi mori 6 bashki.

Me sa e njoh Argita po e shoh shumë më racional se Berisha. Mendoj se Rithemelimin sot një sjellje më racionale mbase do e ndihmonte. Mbase për të shuar këtë konfliktin inatçor të inatit me Bashën por në thelb të të gjithë aksionit të Rithemelimit qëndron mërzia e zotit Berisha me Bashën dhe me të tjerët. Mendoj se do ishte një njeri më racional më pak heroike. Do kishte krijuar një ndalim inatesh. Mund ta kishte krijuar”, tha ai.

argita non grata