TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2026, 10:10

Draft-rezoluta e PE-së për Shqipërinë, Rama: Vlerësim pozitiv, ecim përpara me ritëm dhe strategji

Shkruar nga Pamfleti
Draft-rezoluta e PE-së për Shqipërinë, Rama: Vlerësim
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u shpreh me nota optimiste lidhur me progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke theksuar se kjo vlerësohet edhe nga draft-rezoluta e Parlamentit Europian mbi vendin tonë.

Në podcastin e tij ‘Flasim’ ku trajton ccështje të ndryshme, Rama u ndal edhe në atë të integrimit në BE, duke evidentuar hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajve. Duke theksuar se objektivi është që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027, Rama tha ecurinë pozitive në procesin e integrimit e konfirmuan edhe takimet që delegacioni pluralist i Parlamentit Europian zhvilloi në Tiranë gjatë kësaj jave.

Draft-rezoluta e publikuar nga Parlamenti Europian për vendin tonë është një vlerësim i qartë për progresin e Shqipërisë.

Ai dokument vlerëson hapjen e të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajve, gjë që përbën një rekord në historinë e integrimeve europiane dhe në ndërkohë theksohet ritmi i shpejtë dhe domethënës në procesin e negociatave me nënvizimin rreth ambicies sonë që negociatat të mbyllen brenda vitit 2027, duke evidentuar progresin në forcimin e institucioneve demokratike, shtetin e së drejtës, reformën socio-ekonomike, politikat mjedisore, bashkëpunimin rajonal dhe përputhshmërinë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Kjo draft-rezolutë është një tjetër sinjal shumë i rëndësishëm për publikun tonë: Shqipëria po ecën me ritëm, me qëndrueshmëri dhe me qartësi strategjike në drejtimin e duhur. Të njëjtën gjë konfirmuan edhe takimet që delegacioni pluralist i Parlamentit Europian zhvilloi në Tiranë gjatë kësaj jave”, tha Rama.

edi rama integrimi shqiperia

Lini një Përgjigje