TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2025, 17:54

"Epoka e Berishës ka përfunduar", Nikoll Lesi: Dy kandidatët më të mirë për drejtimin e PD

Shkruar nga Pamfleti

"Epoka e Berishës ka përfunduar", Nikoll Lesi: Dy

Gazetari Nikoll Lesi ka komentuar pozicionin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Sipas tij, opozita po humbet terren për shkak të mungesës së besimit nga qytetarët dhe mungesës së një lidershipi të unifikuar.

Lesi theksoi nevojën për reformim të PD-së teksa tha se kryetarë të mirë të PD-së mund të jenë Tomor Alizoti apo Majlinda Bregu, si alternativa për drejtimin e partisë.

Ai u shpreh gjithashtu se epoka e Sali Berishës ka përfunduar dhe me këtë lidership aktual, Edi Rama do të mbetet në pushtet edhe pas zgjedhjeve të vitit 2029.

“Partia Demokratike është e përçarë në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Opozita e ka të vështirë, sepse qytetarët kanë humbur besimin. Nëse lidershipi i PD-së ndryshon, nëse ka hapje në Partinë Demokratike, ftohen figura të reja, vetëm atëherë mund të themi se PD-ja mund të nisë ringritjen. Një figurë e mirë do ishte Tomor Alizoti, di të flasë, është i zoti, tërheq elektoratin.

Sali Berisha dikur ka bërë epokë, por epoka e tij ka mbaruar. Berisha nuk krijon më besim, sepse ka 400 mijë vota dhe nuk e rrëzon dot Edi Ramën, që ka 800 mijë vota. PD duhet të zgjedhë një kryetar ndryshe, ndoshta edhe jo Tomor Alizotin, por Majlinda Bregu prsh ose kandidat/e tjetër. Berisha nuk lë njeri, liderin e ri mund ta përgatisë Sali Berisha dhe ky lider të jetë gati për 2029. Me këtë lidership, zgjedhjet më 2029, i fiton prapë Edi Rama. Shqipëria dhe Mali i Zi do pranohen në BE përpara 2030, do jetë vendim strategjik”, deklaroi ai për “News 24”.

3 Komente

  1. T
    Tomor Alizoti e meriton plotësisht

    Jam dakort me propozimine Nikol Lesit për Zotin Tomor Alizoti , e meriton 100’/, .

    1. F
      Fatbardh Volumi

      Vjedhja e korrupsioni eshte IDE tashme.Opoziten dhe politecnico do ta drejtoje vetem korrupsioni.

    2. Çim.ça.ko..!

      Po! Tomor Alizoti është politikan i mirëfilltë!

      Lini një Përgjigje