TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2025, 14:56

Gara për Tiranën, PD dakordësohet me Mediun e Dukën; përjashtohet Lëvizja Bashkë

Shkruar nga Pamfleti

Gara për Tiranën, PD dakordësohet me Mediun e Dukën;

Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha kanë nisur sot procesin e negociatave me aleatë dhe parti të tjera, jashtë koalicionit të 11 majit, në një përpjekje për të dakordësuar një emër konsensual që do të garojë për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës.

Të mandatuar nga kreu i PD-së, Sali Berisha, në këtë proces negociatash janë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti.

Ky është takimi i parë që të mandatuarit e Berishës zhvillojnë në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme, ndërkohë që duket se nga negociatat është përjashtuar apriori Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit.

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së tha se kjo parti është e hapur për të diskutuar me të gjitha partitë opozitare, me përjashtim të partisë “Bashkë” të Arlind Qorit, të cilën ai e cilësoi si “parti të majtë radikale”.

Ai shtoi se nuk ka asnjë vijë të kuqe për partitë e qendrës dhe të djathtës, ndërsa theksoi se pjesë e takimeve janë aleatët tradicionalë të PD-së.

“Në rast se do të unifikojmë përballë këtij regjimi të gjithë faktorët, nëse të gjitha partitë opozitare do unifikohen në një kandidat të përbashkët përballë Miss Covidit dhe regjimit të narkosit.

Unë të thashë që takimi është me të gjitha partitë parlamentare. Qori është parti e majtë radikale. Ne flasim me partitë e qendrës e të djathtë. Për këto nuk kemi asnjë vijë të kuqe.

Sot kemi takimin me dy aleatët tanë, Mediun dhe Dukën. Në ditët në vazhdim do ulemi me PL dhe partitë e tjera parlamentare. Dora jonë do jetë me të gjitha partitë e qendrës dhe të qendrës së djathtë. Ne jemi të hapur si forcë politike për çdo figurë për të diskutuar, që do parashtrohet nga aleatët.

Zoti Mediu dhe zoti Duka ranë dakord në parim për profilin e kandidaturës, dhe sigurisht në ditët në vazhdim do diskutojmë edhe për emrat dhe për modalitetet”, tha Noka.

3 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Pse Partia e Lirisë parti e djathtë është?

    1. I
      Ini

      Hahahaha Sali Bubullima! Po nuk pranon Qorri aleance me ty dhe Ramen.

      1. B
        Bardi

        Bardi Dy parti si ajo ee mmediut po ashtu ajo e Dukes,madje kjo e dyta ja vlen ta konsiderosh nje parti e kryetari i saje qe ka vlera po mediu eshte kot faree se elektorati se njehe si parti se ska qofte dhe nje antar qe mund te vlersohet qofte dhe 10 % nre krahasim me te tjeret.Partia e mediut as 1% te elektoratit shqiptar nuk perben.

        Lini një Përgjigje