TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 2 Shkurt 2024, 11:12

Fidel Ylli: Ju betohem që bastet online nuk do t’i marrë Edi, Olsi, Meksi e unë; janë shpifje!

Shkruar nga Pamfleti
Fidel Ylli: Ju betohem që bastet online nuk do t’i marrë Edi,
Fidel Ylli /

Bastet u mbyllën për Ervis Martinajn, mbasi 1 muaj pas zhdukjes së tij, Babloku, Olsi e Fideli, bënë gati projekt-ligjin për t’i ri-hapur, ndërsa Endri Meksi, bëri aktiv PPP-në “Moligix” të basteve online, me ortak vëllain e kryeministrit dhe administratore Dhurata Meksin...

Mëngjesin e të enjtes datë 1 shkurt 2024, famëkeqi Fidel Ylli doli në televizionin e familjes “non grata”, për të sqaruar shkaqet e vonesës së miratimit të ligjit për bastet online, kur nuk është as kryeministër, as kryetar kuvendi dhe as ministër.

Në fakt, Fideli u jargavit, duke tentuar të fsheh të vërtetën, që kryeministri Edi Rama, do t’i rihap bastet, si monopol për t’i marrë vetë ai me Olsi Ramën dhe e Endri Meksin, ku pjesë do kenë dhe sekseri Fidel Ylli e ortaku i tij Dajlan Abdia, ndërtues i kullës te Sahati i Tiranës.

Më 1 shkurt 2022, kryeministri Edi Rama dorëzoi në parlament projekt-ligjin për ri-hapjen e basteve, duke përdorur Fidel Yllin si gjoja “nismëtar” për ri-hapjen e tyre, gjoja në të mirë të zhvillimit të sporteve dhe fitimeve për arkën shtetit, kur shteti do marrë vetëm 10%.

Por prej 2 vitesh, projekt-ligji për bastet online ka mbetur pezull e nuk po paraqitet për votim në parlament, ngaqë përveçse miratimi kërkon 84 vota, Bablokut nuk po i binden as disa deputetë të grupit Veliaj-Braçe-Xhafaj.

Për herë të parë për votim, Babloku e futi në agjendën e parlamentit më 18 maj 2023 e më 21 shtator 2023, por e hoqi dhe qysh atëherë e ka lënë pezull, megjithëse në buxhetin 2024 janë planifikuar 20 milionë Euro të ardhura prej tyre duke nisur nga muaji shkurt.

Shkakun e bllokimit të projekt-ligjit, e sqaroi ditën enjte “ideologu” Fidel Ylli, duke thënë se pengesë janë bërë skepticizmi i disa deputetëve dhe shpifjet në media; se bastet do t’i marrë Edi e Olsi Rama, madje thonë se jam edhe unë me ata.

Për të bindur skeptikët, mediat, shqiptarët, Fidel Ylli, u përgjërua duke u betuar: - Është shpifje sikur bastet do t’i marrë unë me Edi e Olsi Ramën, por ju garantoj se nuk do t’i marrim ne.

Por Fideli, që e di se biznes-monopolin e basteve nuk do ta marrë Edi e Olsi Rama dhe vetë Fideli, që është në pjesë me Endri Meksin e ortakun e tij Dajlan Avdia, nuk tha se kush t’i marrë licencat e basteve online.

Dhe gjersa Fideli, Babloku e Olsi Rama, nuk kanë synim për t’i marrë, përse kanë 2 vite që sëbashku, në ministrinë e Financave, të Arsimit e komisionet parlamentare me modifikime të projekt-ligjit e lobime te opozita dhe nëpër media me çeqe, po bëjnë propagandë për to.

Ri-hapjen e basteve, po e servirin si domosdoshmëri për fuqizimin e sportit dhe fitim për arkën e shtetit, kur sportit do t’i jepen 2 milionë Euro në vit; shteti do marrë 15 milionë Euro në vit, ndërsa privati do marrë afro 180 milionë Euro në vit.

Nëse këtë biznes nuk do ta merrte Edi e Olsi Rama dhe Fidel Ylli e Endri Meksi i kompetentit të Sudes; Fideli nuk do dilte çdo javë në televizione si tellall i ri-hapjes së basteve, duke u përgjëruar sikur po “i digjet barku” për zhvillimin e sporteve.

Tashmë është e qartë si drita e diellit, që bastet u mbyllën jo si një masë për të mbrojtur familjet shqiptare nga krizat e konfliktet, por për të shkatërruar Ervis Martinajn.

Faki është konkret: 1 muaj pas zhdukjes së tij, Babloku, Olsi e Fideli, bënë gati projekt-ligjin për t’i ri-hapur bastet, ndërsa Endri Meksi, bëri aktiv PPP-në “Moligix” të basteve online, me ortak vëllain e kryeministrit dhe administratore Dhurata Meksin./Pamfleti

fidel ylli olsi rama endri meksi bastet

Lini një Përgjigje