TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 12:26

Humbja në Tiranë, ish-kreu i degës së PD revoltohet me Këlliçin: Mos na hap barkun duke thënë na vodhën, jep dorëheqje!

Shkruar nga Pamfleti
Humbja në Tiranë, ish-kreu i degës së PD revoltohet me
Këlliçi dhe Berisha

Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kashar, Arsen Valisi, i ka kërkuar Belind Këlliçit që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke e konsideruar atë përgjegjës për humbjet e PD-së në Tiranë.

"I bëj thirrje ‘ezmerit natyral’ drejtuesit të famshëm politik të Tiranës, jep dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe mbaj përgjegjësi për rezultatin ashtu siç vendose veton për listën e Tiranës, përgjegjësia është e jotja dhe vetëm e jotja për humbjet e njëpasnjëshme në Tiranë!

Dhe të lutem mos na hap barkun duke thënë na vodhën, jep dorëheqjen bëhu burrë e mbaj përgjegjësi, demokratët nuk ta kanë borxh", shkruan ai.

Në qarkun e Tiranës janë numëruar deri tani 1121 nga 1282 qendra votimi, që përbën rreth 87.4% të totalit. Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ, PS kryeson bindshëm me 177,831 vota ose 47.62%, duke mbajtur epërsinë në kryeqytet. Në vend të dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe (PD-ASHM) me 132,003 vota, që përfaqësojnë 35.35% të votave.

Përtej këtij rezultati, shihet se PD ka pësuar një rënie në përqindje me 10.4% në krahasim me 2021. Ndërkohë, subjektet e tjera kanë marrë më pak se 2% të votave secila.

Më tej renditen:

Partia Mundësia me 18,463 vota (4.94%)

Partia Socialdemokrate (PSD) me 13,033 vota (3.49%)

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 11,337 vota (3.04%)

Lëvizja Bashkë me 10,060 vota (2.69%)

humbja në tiranë ish-kreu i degës së pd

Lini një Përgjigje