Politike28 Mars 2023, 22:19

“Krimi lidhje të forta me politikën”, paralajmëron ambasadori britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
“Krimi lidhje të forta me politikën”, paralajmëron
Ambasadori britanik Alastair King Smith

Ambasadori britanik Alastair King Smith ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme.

Ai tha se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën dhe kjo është një nga problemet mes Shqipërisë dhe Anglisë.

I ftuar në emisionin “Now”, ai deklaroi  se krimi është problem ndërkombëtar dhe ajo që duhet të bëjë Shqipëria është të përkushtohet që këto lidhje të dobësohen në mënyrë që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Po bie dakord që është problem. Mënyra e lidhjes midis politikës, krimit dhe biznesit, është problem i të gjithëve. Ndaj dhe krimi është fenomen ndërkombëtar, dhe duhet të përkushtohemi me forcat tona për dyfishimin e përpjekjeve dhe njerëzit duhet të shohin dhe të sigurohemi që këto lidhje të dobësohen dhe të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe politika te përfaqësojë njerëzit”, tha Ambasadori Alastarit King Smith.

King Smith tha se pritet të kemi një shtresëzim të lliogaridhënies në shkallë ndërkombëtare për të gjithë shkelësit e ligjit.

I pyetur nëse do ketë shpallje të “non gratave” për shtetin britanik, ambasadori King Smith tha se do të ketë. Madje ai shtoi se nuk do ketë rëndësi se çfarë pune apo roli do kenë për aq kohë sa ata persona janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Ashtu siç e përmenda më parë, ne do të shohim se çfarë veprimesh të tjera do të ndërmarrim si në Shqipëri dhe në rajon, edhe në rang global sepse ne mendojmë se llogaridhënia është e rëndësishme dhe nëse mundemi të kemi një shtresëzim të llogaridhënies në shkallë ndërkombëtare. Mbretëria e Bashkuar ashtu si edhe vende të tjera do të ndërmarrë hapa për konfiskimin e pasurive dhe presim vendimet e këtij viti...Nuk ka rëndësi se çfarë punë apo roli dikush ka. Nëse janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin, politikane, biznesmenë apo të tjerë ata mund të specifikohen”, tha ambasadori.

alastair king smith non grata