TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2025, 21:17

I krahason me LSI, Lapaj i përgjigjet Ramës: Nëse do të jetë në dorën tonë, ti nuk do të jesh kryeministri i këtij vendi

Shkruar nga Pamfleti

I krahason me LSI, Lapaj i përgjigjet Ramës: Nëse do të

Adriatik Lapaj ka reaguar me tone të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili së fundmi akuzoi partitë e reja politike se po ndjekin të njëjtin model si LSI-ja.

Lapaj e quajti Ramën "të pangopur dhe mosmirënjohës", duke e akuzuar se ka bashkëqeverisur për vite me LSI-në dhe e ka përdorur administratën si plaçkë politike. Ai shtoi se kryeministri po mundohet të shmangë përgjegjësitë për vendimet e kaluara, duke u paraqitur si i jashtëm ndaj sistemit që vetë ndërtoi. Lapaj e përfundoi mesazhin e tij me një premtim të qartë: “Nëse do të jetë në dorën tonë përmes votave të qytetarëve, ti nuk do të jesh kryeministri i këtij vendi. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky model politik.”

Përpos se i pangopur, është dhe mosmirënjohës. Pasi u bë kryeministër, duke bashkuar votat me LSI-në, e pasi i shpërbleu me 20% të vendeve të punës në administratë, duke trajtuar administratën sikur ta kishte plaçkë të veten, e pasi i bëri ministra, kryetarë parlamenti, e deri president të vendit, tani bën sikur ka zbritur nga ndonjë planet tjetër, dhe nuk ka qenë ky autori i këtyre gjërave. Zoti Rama, nëse do të jetë në dorën tonë përmes votave të qytetarëve, krijimi i kësaj qeverie që vjen, ti nuk do të jesh kryeministri i këtij vendi. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky model politik”, u shpreh Lapaj.

 

Lini një Përgjigje