Politike19 Mars 2023, 15:19

“Ka interesa personale”, Lefter Gështenja: Disa persona brenda grupit opozitar dëshirojnë shkrirjen e PD-së

Shkruar nga Pamfleti

“Ka interesa personale”, Lefter Gështenja: Disa persona brenda

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja duke folur rreth situatës brenda PD-së është shprehur se opozita ka aktorë që kërkojnë zhdukjen e saj.

I ftuar në një intervistë për “Euronews Albania” ai tha se përçarja dhe zhdukja e PD nuk i intereson vetëm Edi Ramës, por edhe disa faktorëve brenda opozitës të cilët refuzoi t’i specifikonte, që siç tha kërkojnë të marrin drejtimin e opozitës.

Brenda opozitës ka faktorë që nuk u intereson bashkimi i PD. Njeriu më i interesuar në këtë histori është Edi Rama. Por ka edhe aktorë të tjerë në opozitë që kërkojnë që PD pas 14 majit të mos ekzistojë më. Ka interesa të forcave opozitare që nuk dëshirojnë interesat e demokratëve. Kanë qëllime personale dhe pas 14 majit të marrin drejtimin e opozitës, që nuk do ta kenë të mundur”, tha Gështenja.

pd opozita gështenja