Politike19 Mars 2023, 11:22

“O Hajdari im”/ Rama fsheh skandalin seksual të kryebashkiakut të Kuçovës në zyrat e bashkisë

Shkruar nga Pamfleti

“O Hajdari im”/ Rama fsheh skandalin seksual të kryebashkiakut

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, gati sa nuk po e mbyllte mandatin katërvjeçar pa u mbajtur mend për asgjë, përveç disa tenderave korruptivë, një prej të cilëve për padronin e tij Pëllumb Salillarin, me vlerë 4 milionë euro, për ndërtimit të paligjshëm të ujësjellësit mbi kanionin e lumit Sinec të Lumasit, që është një Zonë e Mbrojtur.

Në fund të vitit 2021, ishin bërë letrat për të arrestuar si Salillarin, ashtu edhe Hajdarin, por ndërhyrja e një oligarku dhe hedhja e rreth 1 milionë euro, bëri që dosja të transferohej për kompetencë në Prokurorinë e Beratit.

Por, duket se Kreshnik Hajdari nuk do të mbahet mend vetëm si zar, ushtar dhe pupac i Salillarit. Në disa rrethe të ngushta po qarkullon një material komprometues që nxjerrë në pah një tjetër anë të Hajdarit të Kuçovës si qejfli femrash dhe që përdor pushtetin dhe zyrën e shtetit për t’u harbuar me punonjëset e bashkisë.

Audio dyshohet se është regjistruar pas derës së zyrës së kryebashkiakut, në orët e mbrëmjes, pas një dite të lodhshme pune.

Pas derës dëgjohet ofshamat e punonjës dhe lakimi ‘O Hajdari im’. Duket se në atë momente përndezje seksuale, dy bandillët nuk kanë menduar se korridori i bashkisë po jehonte.

Sipas burimeve, materiali është dëgjuar edhe nga Edi Rama, i cili informohet rregullisht për punët e pista në zyrat e shtetit.

Kjo duket se është edhe arsyeja se pse Rama nuk po e konfirmon Hajdarin e Kuçovës për një mandat të dytë.

Sipas burimeve, Rama ka kërkuar nga të vetët garanci se materiali nuk do të publikohet në media, ndryshe nuk do të konfirmojë Hajdarin për një mandat të dytë. Aktualisht ka përpjekje nga segmentet e Rilindjes për të izoluar materialin dhe evituar publikimin e tij./Infron.al

kreshnik hajdari pëllumb salillari kuçove