Politike 1 Korrik 2023, 19:21

“Lamë kokrrën e namit, 30 vite po një muhabet”/ Agron Duka: Sa herë humbasim zgjedhjet akuzojmë njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti

“Lamë kokrrën e namit, 30 vite po një muhabet”/ Agron

Kreu i Partisë Agrare Agron Duka u shpreh prej 30 vitesh në Shqipëri palët vijojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për vjedhje votash.

Ndërsa u shpreh kritik ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe propagandës para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi tha se kush voton kundërshtarin do të shkëpuste të gjitha marrëdhëniet me qeverinë, e konsideroi të papranueshme.

Megjithatë, në mesazhin e tij Agron Duka u shpreh i qartë se sistemi zgjedhor ka probleme madhore, por palët nuk mund të vazhdojnë të akuzojnë njërit-tjetrin na vodhën votat.

Propaganda e Ramës se nëse votoni kundërshtarin politik  dhe s’ka asnjë marrëdhënie me qeverinë, e papërshtatshme. Ne kemi 30 vite me këtë muhabet. E dinë të gjithë që administrata u përdor, propaganda e kryeministrit është bërë dhe vazhdon të bëhet nga forca politike që janë në pushtet. S’mund të rrimë të akuzojmë njëri-tjetrin se lamë kokrrën e namit. Me i reshtu të gjithë të majte e të djathtë na dalin të gjithë hajdutë, hajdut na kanë thënë ne, hajdut u kemi thënë edhe ne atyre. Është për të marrë shembull Kosova sepse nuk ka asnjëherë kontestime. Do të jemi populli me i lumtur në botë, që të arrijë një ditë kur të mbarojmë zgjedhjet dhe t’i japim dorën njëri-tjetrin”, tha Duka në "Kjo Javë".

I ndalur tek qyteti i Durrësit dhe menaxhimi, tha se ka pasur shumë probleme dhe ndërtime masive pa rregulla. “Vija bregdetare duhet të ishte pa pallate, ndër vite janë bërë shumë gabime. Ka probleme me përmbytjet”, tha ai.

duka zgjedhje