TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2026, 15:08

Berisha hedh në sulm taborin e tij, kërkon përvetësimin e protestës; qytetarët “masakrojnë” Agim Neshon

Shkruar nga Pamfleti
Berisha hedh në sulm taborin e tij, kërkon përvetësimin e
Berisha-Nesho

Berisha nis provokimet, kërkon vend në protestë...

Sali Berisha ka hedhur taborin e tij në sulm për të përvetësuar protestën. Teksa sot shënohet dita e 42 e revoltës kundër Ramës dhe kundër kastës politike. Berisha ka hedhur sinjalin e parë se kërkon të përvetësojë tubimin. 

Ka qenë Agim Nesho, ish-diplomat i Berishës dhe mbështetës i flaktë i tij, i cili përmes një komenti kërkon që Berisha të flasë në protestë. 

Në analizën e tij, Nesho shprehet se protesta nuk duhet të mbajë të përjashtuar opozitën dhe se tribuna duhet të jetë e hapur edhe për drejtuesit e saj. “Veprimet që kemi parë në largimin e drejtuesve të partive dhe individëve të angazhuar politikisht prishin forcën e protestës. Tribuna duhet të jetë e hapur për ide nga të gjitha palët”, shkruan ai, duke argumentuar se protesta nuk mund t’i arrijë objektivat e saj pa u bashkuar me opozitën.

Por ky qëndrim është përplasur menjëherë me reagimet e qytetarëve, të cilët kanë kujtuar se një nga sloganet më të forta të protestës ka qenë pikërisht: “Rama në burg, Berisha në burg”.

Nën postimin e Neshos janë publikuar qindra komente, ku shumica dërrmuese kundërshtojnë përfshirjen e kreut të PD-së në protestë.

Po nëse tribuna duhet të jetë e hapur për Sali Berishën, atëherë qenka e hapur edhe për Edi Ramën. Lider është edhe ai. Nëse Saliu shfaqet në protestë si lider, kjo protestë nuk ka për t’ia arritur qëllimit”, shkruan një komentues.

Një tjetër i përgjigjet Neshos: “Populli po kërkon ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Mos e deformoni protestën.”

Revolucionin e bën rinia, o trim. Pleqtë të gëzojnë pensionin”, shkruan një qytetar, duke kundërshtuar idenë që figurat e vjetra politike të kenë rol në lëvizjen qytetare.

Një koment tjetër shprehet: “Hape krahun, lërua të rinjve. Politika e vjetër e ka mbyllur kapitullin.”

Ka edhe reagime që e shohin propozimin e Neshos si një përpjekje për të rikthyer politikën tradicionale në një protestë që është prezantuar si qytetare.

Lëreni rininë të ecë përpara. Ju e çuat vendin në këtë gjendje. Mos e ndotni protestën”, shkruan një komentues.

Një tjetër shton: “Nuk ka vend për pleqtë aty. Protesta është e qytetarëve, jo e politikanëve”.

Në komente nuk kanë munguar as reagimet që e konsiderojnë Berishën po aq përgjegjës sa Ramën për gjendjen e vendit.

Sali Berisha duhet të jetë i pari në burg. Ai është pjesë e problemit, jo e zgjidhjes”, shkruan një qytetar.

Një tjetër thekson: “Protesta është kundër të gjithë klasës politike. Kush mendon ta kthejë në protestë partie, e ka gabim”.

Berisha hedh në sulm taborin e tij, kërkon përvetësimin e

Berisha hedh në sulm taborin e tij, kërkon përvetësimin e

Berisha hedh në sulm taborin e tij, kërkon përvetësimin e

Berisha hedh në sulm taborin e tij, kërkon përvetësimin e

Berisha hedh në sulm taborin e tij, kërkon përvetësimin e

 

nesho berisha

7 Komente

  1. M
    Mrsuese pensioniste

    Gabimi më i madh do të jete në qoftë se marrin pjesë Saliu dhe servilet e tij

    1. P
      Pensionisti pa DINJITET

      Plotesisht dakord per mosperfshirjen e Berishes dhe te politikaneve altual ne proteste,por mos harroni o njerez se cdo dite ne proteste degjohet edhe zeri i ndonje PENSIONISTI PLAK. Ato jane te dytet me te prekur nga hajduteria e QENVERISE te ridhjerjes. Me pensionet SKANDAL,qe leket qe marrin as per ilacet e perditshme nuk u dalin. SHUMICA hane buke me shellfire cdo dite,i’a kane harru’ eren gjelles me mish.

      1. N
        Naime Hizmo

        Gabimi me i madh të pranosh Saline dhe servilet e tij

        1. Q
          Quo vadis???

          A e lexoni protesten:njerzia kerkojne republike te re!Pra,klase e re politike,jo permbysje sistemi politiko-ekonomik.Shqip,figura te reja.Kjo klase politike eshte"ferguar"nga te gjitha anet,nuk ka c'te jape me.Keta ndryshuan administraten e drejtoreve,vjet,ndersa vete,jane "te denuar" te qeverisin tere jeten,edhe shkel e shko,edhe pse te bajatosur.Kur fryjne ererat,duhen ndryshuar velat.

          1. A
            Argita

            Saliu, do beje gjithecka qe te perfitoje nga kjo situate dhe sic ka treguar deri tani, edhe me. Çmimin qe te hyje ne hale. Nuk i intereson Shqiperia e Shqiptaret.

            1. G
              Gaqo Lesho

              Kete Neshon, nuk e ka udhezuar vetem Berisha per deklarata te tilla, por edhe Rama. Shahen por nen rrogoz bashkepunojne.

              1. G
                Gjenerata Z

                Pa saliun protesta nuk ka kuptim, saliu I jep force protestes ka grupin e zjarrit qe e hedh ne Lane Ramaduron

                Lini një Përgjigje