
Dashamir Shehi, kryetar i LZHK tha se beteja e opozitës duhet të jetë me Edi Ramën dhe jo me Altin Dumanin.
“Këta zotërinj për herë të parë kanë thërritur disa njerëz nëpër gjyqe që të tjerët nuk e kishin bërë deri më sot. Uroj që nga kjo histori të dalë diçka", u shpreh ai.
Ai tha gjithashtu se nuk ka njohuri personale për Altin Dumanin dhe nuk e sheh si armik të opozitës. Shehi theksoi se opozita ka gabuar me sulmet ndaj organeve të drejtësisë dhe duke krijuar idenë se Prokuroria përfaqëson një kërcënim ndaj tyre.
"Kush është i ndershëm nuk ka pse të trembet nga Prokuroria", tha Shehi.
Ai kujtoi eksperiencën e tij të gjatë me sistemin e drejtësisë. “Se po të ishte për t’u futur në burgje, këtu duhet të ishin futur gjysma e atyre që kanë qeverisur vendin”, shtoi ai.
Shehi mbështeti hetimet e SPAK-ut, duke vlerësuar që për herë të parë disa figura po përballen me ligjin. Ai e cilësoi këtë një hap pozitiv për drejtësinë, duke nënvizuar nevojën që opozita të fokusojë energjitë te qeveria aktuale dhe jo te organet e hetimit.
Lini një Përgjigje