Politike12 Shtator 2023, 10:55

Ndryshimet në qeverinë Rama, betohen në Presidencë 5 ministrat e rinj

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në qeverinë Rama, betohen në Presidencë 5

Janë betuar sot para Presidentit Barjam Begaj ministrat e rinj të qeverisë Rama.

Një ditë më parë ata u miratuan nga Parlamenti, pasi më herët emrat e tyre u dekretuan nga Presidenti.

Me gjithë kundërshtinë e opozitës që kërkonte debat para votimit, mazhoranca miratoi ndryshimet, ndërsa dekretet për 2 ministri nuk u hodhën në votim.

Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë:

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.

 

betim qeveri presidence 5 ministra