TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Gusht 2025, 20:53

Sulmoi gjyqtarin Balliu, Bardhi i përgjigjet Ramës: I ke hartuar ti ligjet që favorizojnë oligarkët

Shkruar nga Pamfleti

Sulmoi gjyqtarin Balliu, Bardhi i përgjigjet Ramës: I ke hartuar ti

Deputeti i opozitës Gazment Bardhi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit sulmoi vendimet e gjykatës lidhur me çështjet e ndërtuesve pa leje. Përmes një postimi në rrjete sociale, Bardhi i është kundërpërgjigjur Ramës duke e akuzuar se vetë qeveria e tij ka miratuar vendime që favorizojnë ndërtuesit e paligjshëm.

Bardhi thekson se gjyqtarët dhe prokurorët janë të detyruar të zbatojnë rregullat që miraton qeveria dhe Kuvendi, duke shtuar se “ato mbajnë firmën e njerëzve pa tru e antishtet si Edi Rama”.

Edi Rama paska pyetur sot "Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të Republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut”.

Dikush duhet t'i kujtojë që vetë ai s'ka akses në trurin e tij, sa kohë nuk kujton që ka firmosur vetë vendimin e qeverisë nr. 589, datë 7.9.2022, që favorizon ndërtuesit e paligjshëm dhe ligjëron antishtetin.

Gjyqtarët e prokurorët e Republikës nuk miratojnë rregulla, por janë të detyruar të zbatojnë rregullat që miraton qeveria e Kuvendi, pavarësisht se mund të mos u pëlqejnë apo të konstatojnë se mbajnë firmën e njerëzve pa tru e antishtet si Edi Rama”, shkruan ai.

Pak orë më herët, kryeministri Rama kishte akuzuar gjyqtarin Balliu dhe prokuroren Gjeli, duke i lidhur ata me vendime që, sipas tij, mbrojnë ndërtimet pa leje. Rama e quajti “skandaloz” vendimin e gjykatës për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar pa leje në Tiranë, i cili ishte konfiskuar nga shteti dhe ku ishte vendosur Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK).

Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të Republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurores Gjeli dhe të gjykatës Balliut; por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK-ja nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që me ndihmën e të Madhit Zot organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje