TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Nëntor 2025, 21:05

Paraqitja e Berishës për "21 Janarin", paralajmëron juristja: Brenda dhjetorit do ketë surpriza nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Paraqitja e Berishës për "21 Janarin", paralajmëron

Ish-kryeministri Berisha u paraqit sot në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 Janarit 2011, ngjarje në të cilën humbën jetën katër qytetarë.

Avokatja Brizida Gjikondi tha se vendimet e Strasburgut e kanë qartësuar tashmë natyrën e ngjarjes, duke e cilësuar si “krim shtetëror”, ndërsa paralajmëroi se SPAK pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në fillim të dhjetorit.

“Strasburgu ua ka qëruar shumë mirë situatën, u tha që është krim shtetëror. Nuk ka më asgjë tjetër veçse për të mbledhur prova dhe për ta thënë hapur. SPAK gjithë këto kohë ka punuar në mënyrë shumë të kursyer, mendoj që brenda javës së parë të dhjetorit do të kemi shumë të reja”, tha ajo për “Abc News".

Nga ana tjetër, avokati Romeo Kara u shpreh se kjo çështje duhet të shërbejë si provë nëse vendi ka nevojë të thellojë më tej Reformën në Drejtësi, ndërsa theksoi se drejtësia e munguar për vite kërkon hetime të plota dhe transparencë, përfshirë edhe sqarimin e pretendimeve për manipulim apo zhdukje të mundshme të të dhënave hetimore.

 

Lini një Përgjigje