TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2025, 19:37

Përfundon numërimi i votës preferenciale në Tiranë, Olta Xhaçka i rrëmben mandatin Blerina Gjylametit

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon numërimi i votës preferenciale në Tiranë,

Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale në qarkun e Tiranës. Olta Xhaçka ka siguruar mandatin e fundit të Partisë Socialiste në këtë qark, duke mposhtur kolegen e saj Blerina Gjylameti me një diferencë të ngushtë votash.

Më herët, Gjylameti kishte kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike të procesit të numërimit në të gjitha qendrat e votimit të qarkut Tiranë, duke shprehur shqetësime për rregullsinë e procesit.

Ndërkohë, kujtojmë se figura të tjera të njohura të PS-së në Tiranë kanë mbetur jashtë Kuvendit, përfshirë Pandeli Majkon, Etilda Gjonajn dhe Mimi Kodhelin.

Lini një Përgjigje