TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2023, 18:54

“Po çon vota te Ilir Meta”, Alibeaj: Berisha bëri gjithçka për të na penguar të futemi në zgjedhje, përdori edhe veglat e tij në KQZ  

Shkruar nga Pamfleti

“Po çon vota te Ilir Meta”, Alibeaj: Berisha bëri

Partia Demokratike ka çelur sot fushatën elektorale dhe ajo që ra në sy është fakti se në këto zgjedhje, fokusi i Alibeajt do të jetë Sali Berisha.

Në fjalën e tij, kreu në detyrë i PD deklaroi se Berisha bëri gjithçka që ata të mos futen në zgjedhje.

Alibeaj tha se Berisha refuzoi çdo bashkëpunim dhe i çoi demokratët tek socialisti Ilir Meta.

Ai refuzoi çdo bashkëpunim me Partinë Demokratike në këto zgjedhje duke i çuar demokratët te  socialisti Ilir Meta, duke pasur vetëm një qëllim: të dëmtojë sa më shumë shanset e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Bashkë me veglat e qeverisë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lloj-lloj pengesash dhe stërkëmbshash i nxorën demokratëve për të konkurruar në zgjedhje.

Ja pra, ky është Sali Berisha, që përçau Partinë Demokratike dhe e përçau në momentin kur ai nuk e kishte një instrument kundër perëndimit, me qëllimin për t’ju kundërvënë politikës amerikane në Shqipëri.  Partia Demokratike ka lindur si partia e parë pro-perëndimore në Shqipëri dhe e ka për detyrë të jetë aleate e pakorruptuar e perëndimit në Shqipëri.  Të jesh aleat me perëndimin nuk mjaftojnë vetëm deklarata si ato të Sali Berishës, Ilir Metës apo Edi Ramës. Të jesh me Perëndimin duhet të luftosh për standardet e perëndimit në shoqërinë shqiptare dhe jo të flasësh si perëndimor dhe të sillesh si diktator i korruptuar”, tha Alibeaj.

 

alibeaj berisha pd

Lini një Përgjigje