TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 14:51

Presidentja Osmani takim "kokë më kokë" me Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Presidentja Osmani takim "kokë më kokë" me Ramën
Vjosa Osmani dhe Edi Rama

Pas takimit me kreun e shtetit, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Edi Rama.

Referuar pamjeve të shpërndara nga Kryeministria, Osmani ka qenë për një vizitë disaminutëshe me kreun e qeverisë në zyrë, ku dhe i ka dhuruar një libër.

E ndërsa më pas, nën shoqërinë e delegacioneve në këmbë, janë drejtuar nga vila nr.30, në Bllok.

Vetë Vjosa Osmani tha se me Ramën pati një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane.

"Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë.Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar.", tha ajo në postim në Facebook.

Ndërkohë në konferencën për mediat me homologun Begaj, Vjosa Osmani deklaoi se kryefjala e vizitës në Tiranë është strategjia dhe unifikimi i politikës së jashtme mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Përderisa politikës e Serbisë po sfidon integritetin territorial të Kosovës, ne do të kemi nevojë për përkrahjen e Shqipërisë dhe aleatëve. Koordinimi me miqtë dhe aleatët është parakusht për suksesin tonë.Dialogu me Serbinë është duke vazhduar, por rruga e vetme që sjell është paqe, është kur rezultati përfundimtar është njohja reciproke. Jemi dy shtete, por rruga jonë është vetëm një, euroatlantike.” tha Osmani.

 

edi rama vjosa osmani

Lini një Përgjigje