Protestat masive nxjerrin nga vetja kryeministrin...
Protestat e qytetarëve duket se kanë nxjerrë nga shinat Edi Ramën. Me mijëra qytetarë po mbushin sheshin para Kryeministrisë nga dita në ditë dhe kjo duket se e ka alarmuar kryeministrin, i cili po gjen manovra dhe mënyra për të dalë nga situata.
Rama ishte sot në Elbasan, te "foleja e krimit". PS ka marrë historikisht mbështetje në këtë qytet nga bandat, të cilat madje kanë pasur dikur edhe deputetë. Për të mos folur pastaj për trafikantët që e mbajnë veten si biznesmenë që kanë marrë favore pa fund nga qeveria.
Gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, kreu i qeverisë sulmoi blogerët, influencerët dhe ambientalistët që kanë kundërshtuar projektin në Zvërnec dhe kanë ngritur akuza për korrupsion ndaj qeverisë.
Duke komentuar reagimet në rrjetet sociale dhe qëndrimet e figurave publike që kanë mbështetur protestën, Rama përdori një gjuhë ironike ndaj influencerëve.
"Na e tregojnë ne korrupsionin blogerët që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit, që unë i kam treguar pa lekë kur isha i ri dhe që nuk i japin 1 euro taksë shtetit shqiptar. Një euro taksë nuk paguajnë ata blogerë e influencerë", tha Rama.
Kryeministri hodhi poshtë edhe thirrjet për dorëheqje që prej ditësh dëgjohen në protestat para Kryeministrisë, duke i cilësuar si të pabazuara.
"Nëse ti je i shqetësuar për flamingot dhe natyrën, ti je i pari që duhet t’i bësh jehonë të vërtetave, jo manipulimeve. Ti duhet të jesh i pari që duhet të verifikosh të vërtetën mbi bazën e fakteve dhe jo të thuash duam dorëheqjen. Çfarë dorëheqje? Dorëheqjen nga misioni i Partisë Socialiste për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian?", u shpreh kryeministri.
Në një tjetër moment të fjalës së tij, Rama ironizoi drejtpërdrejt protestuesit që kanë përdorur flamingon si simbol të kundërshtimit ndaj projektit në Zvërnec.
"Kush do i dalë për zot Shqipërisë? Ata që mendojnë se mjafton të vishesh si flamingo dhe je seksi dhe do të vijnë të tjerët nga pas?", tha Rama.
Duke mbrojtur qëndrimin e qeverisë, kryeministri pretendoi se flamingot dhe fauna e zonës kanë qenë më të rrezikuara në të kaluarën sesa sot.
"Flamingot i priste pushka dhe horrat që kishin liri të bënin masakër në çdo vend ku kishte shpendë e kafshë. Horrat që e kishin mbushur detin e liqenet me tela korrenti. I vrisnin peshqit me tela korrenti", deklaroi ai.
Rama nuk kurseu as Mustafa Nanon, që e bëri dikur ambasador, por mjaftoi një kritikë e tij dhe Rama e linçoi publikisht duke treguar gjendjen ku është katandisur.
“Na tregojnë ne tradhtarët disa analistë e gazetarë që paguhen me lekë nën dorë, nuk deklarojnë pagat e tyre. Shkojnë atje te Green Coast bëjnë pushime në mes të betonit dhe ju qajnë hallin Flamingove. Moral mua dhe PS të matet mirë kushdo që i bën. Ne nuk jemi të përsosur dhe pa gabime, por moral nga Mustafa Nano, i cili erdhi në zyrën time, u shtri atje në kolltuk dhe tha ‘nuk kam fuqi më të merrem me këtë vend, dua të shkoj ambasador’. ‘Po mirë’ i thashë ‘të shohim si mund të bëjmë për këtë.’ Kemi pasur shkrimtarë e poetë ambasador, Muçi i shkretë nuk është Faik Konica, por thashë... Muçi shkoi ambasador në Zvicër, nuk mbajti dot një zyrë ku ishte vetëm me veten e vet dhe një sekretare, nuk bëri dot një punë për vendin, e la në mes detyrën dhe kthehet mbrapsht dhe tregon se si duhet ta bëjmë ne detyrën dhe si duhet ta bëj unë detyrën. Tregon Muçi detyrën, tregon Muçi që oligarkët hyjnë mëngjes, drekë e darkë në zyrën time. Po ti mo Muç ça je, spiun i sigurimit je, ku e di ti kush hyn në zyrën time. Ku i ke parë ti, se ti ke qenë edhe demokrat denbabaden. Kur e bën Muçi këtë, llogarisni të tjerët”, tha mes të tjerash Rama.
Rama shkoi edhe më tej, duke e paraqitur qeverinë e tij si mbrojtëse të natyrës dhe të interesit publik, ndërsa kritikët si manipulatorë të opinionit.
"Ne nuk jemi tradhtarë, por shpëtimtarë të një vendi ku flamingot vriteshin me çifte për qejf", tha kryeministri.
Deklaratat e Ramës vijnë në një moment kur protesta për Zvërnecin po kalon përtej një kauze mjedisore dhe po shndërrohet në një lëvizje më të gjerë qytetare e politike. Ndërsa mijëra qytetarë vijojnë të mblidhen para Kryeministrisë dhe në qytete të tjera të vendit, kryeministri ka zgjedhur të përballet me kundërshtarët përmes ironisë dhe sulmeve të drejtpërdrejta, duke e ashpërsuar më tej debatin publik rreth projektit që ka ndezur protestat.
Po te shikoni gjuhen e trupit artikulacionet gjestet kupton gjendjen kritike qe ky psikopat ndodhet. Eshte ne hall, ne hall te madh.
K.Ministri ka rrëshkitur dhe lajthitur.I ka sharë të gjithë ata që nuk i servilosen dhe i bëjnë lavde. Nuk kuptoi që i kishte hajdutët në zyrë dhe nuk e kishte kuptuar,si është e mundur që nuhati që protestat i kishte organizuar Greqia,Serbia dhe Irani ?
Po se bente si shoku Gramoz fjal pak ky palaço! Lepurush kaq e pate!!! Ti dhe gjith haremi jote me burbuqe.
Mire kruj koken e bythen e shko bej piktura ne Surrel me peisazhe.
I eshte embelsuar aq shume pushteti ketij monstre sa i duket sikur e ka te prrjeteshme karrigen.
Zot ruaje SHQIPERINE nga QENVERIA e saj!! Heemm...MAFIOZ,MASHTRUES,FODULL-IRONIK,GOJENDYRE H A J D U T . Te ka ardhur fundi.Jo nga PD-ia e as nga Berisha,por nga vete ato qe i ke NENSHTRU,i ke MASHTRU,i ke vjedhe duke i talle,i ke injoru duke i zbu'.Dhe ke goje te pergjigjesh e te mos PJERDHESH per asnje?!1 I tille ke qene shume kohe me pare,Nano i ndjere te ka pas njofte deri ne kocke.TY dhe psikologjine tende. Vulgar e fjaleperdredhur,Imoral i PACIPE,i vodhe shqiptaret tashti don me vjedhe edhe SHTETIN-TERRITORIN,TOKEN. PRONARI I SHQIPERISE,MBRETI:Edvin Kristaq Rama.E ke enderru eahh..S'ka per te ndodhe. TELENOVELEN :"Shqiperi te VODHA dhe vetem VARFERI te solla"po e mbylle me "SUKSES".
C'fare thote ky hajduti? Mos do te na kujtoj theniet famekeqe se partia e tij krijoi SPAKUN, por jo vetem kaq por keta paskin shpetuar edhe FLAMINGOT ne Zvernece se i hanin njerzit, ndoshta kane mbareshtruar edhe peshkun atje ne det se e gjuanin njerzit me dinamit. Pra, para se te vinin keta hajdute ne pushtet atje s'paska patur asgje, n'a thuaj pak, po uje kishte deti rreth atij ishulli more mashtrues? Atehere, meqense ju e krijuat dhe e shkaterruat SPAK-un, mos valle doni te zhdukni edhe FLAMINGOT, doni te ktheni prape kohen e dinamitit ne gjuetin e peshkut njelloj si gjate kohes qe drejtonte PARTNERI JUAJ POLITIK, KRIMINELI dhe HAJDUTI SALI BERISHA, meqense ju i paskeni krijuar vete? Ndertimet ne kete ishull duke perdorur parate e korrupsionit dhe droges, nderkohe qe ju po e paraqesni si investim amerikan, do ti shkaterrojn te gjitha keto mrekulli te natyres "Flamingot, peshkun, pyllin e bukur te asaj zone, do ndotin ajrin e paster, gjithe biodiversitetin do e zhdukin, do te ndotin masivisht ambjentin dhe gjithe plazhin rreth ishullit te Zvernecit, se te gjitha mbeturinat qe do prodhohen atje, duke perfshire edhe fekalet, qe te gjitha do derdhen ne det. Prandaj, ky ishull eshte shpallur zone e mbrojtur dhe jo per ndertim resortesh! Dhe ana tjeter, tani qe ju po ndjeni aromen e hidhur se nuk e keni te gjate qendrimin tuaj ne pushtet me, se e keni mbushur kupen dhe ka vite qe ajo po derdhet nga hajduteria juaj, korrupsioni, droga dhe kriminaliteti, po kerkoni qe te zhdukni te gjitha pasurite natyrore mbi e nentokesore, te coptoni gjithe shqiperine dhe ta mbushni me resorte turistike, hoteleri, t'a kolonializoni per vehten tuaj, pra te zhdukni gjithcka dhe shqipteret t'i dergoni si mall tregu drejt rrugeve te botes. Keshtu veproi edhe Sali Berisha ne 97', kur iku nga pushteti me force, shkaterroi gjithe shqiperine, kete po beni edhe ju! TURP, per ty dhe per te gjithe ju!