Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Jeruzalem të Izraelit, e cila ka nisur prej 25 janarit dhe do të mbyllet ditën e martë, më 27 janar. Rama u prit nga homologu Benjamin Netanjahu, me të cilin po mban edhe një deklaratë për shtyp.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se nesër do të përurohet hapja e Dhomës së Tregtisë në Jerusalem. Rama fton popullin hebrej për të vizituar Shqipërinë.
“Në këtë frynë të bashkëpunimit në rritje, do të prarojmë nesër siç ju e përmendet, hapjen e Dhomës së Tregtisë në Jerusalem që synon të forcojë lidhjet e biznesit. Dua ta përmbyll me një notë mbrelënëse në këtë marrëdhënie turizmin dhe shkëmbimin midis njerëzve të cilët po rriten siç duhet mbështetur nga fluturimet e drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Shqipërisë, ftoj popullin hebrenj të vizitojë Shqipërinë, të zbuloje një tokë të jashtëzakonshme, jo vetëm nga natyra, por dhe shpirti, që si një vëzhgues he bre e përshkruante para LIIB është një vend që hebrenjtë mund të jetonin hapur, të sigurt dhe me dinjitet të plotë”, tha Rama.
Në deklaratën me Netanyahun, Rama u shpreh se ka qëndruar krah pengjeve izraelite. Ndër të tjera ai tha se Shqipëria është e nderuar të jetë pjesë e Bordit të Paqes.
“Vizita në Novi Sad dje ishte trazuese, pata një ndjenjë lehtësimi moral kundrejt shpirtrave të atij vendi të dhimbshëm duke e ditur që si lamë kurrë në baltë, qëndruam krah pengjeve, të cilët kanë sjell dhimbje jo vetëm për izraelitët, por edhe për motrat dhe vëllezërit tanë palestinezë. Diçka e paparë dhe e padëgjuar në historinë e barbarive. Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e bordit të paqes dhe e shoh këtë ftesë jo vetëm si një njohje por edhe përgjegjësi moral, do t’i mbështesim përpjekjet përfshi planin e paqes, të Trump dhe do luajmë rolin tonë brenda forcës ndërkombëtare për stabilizimin e gazës”, tha Rama.
Rama theksoi se shqiptarët u bashkuan me vuajtjen e popullit palestinez, por nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit.
"Dua te theksoj se Shqipëia dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie të shkëlqyera, që i kanë rrënjët në miqësinë e thellë, të popullit shqiptar dhe hebre ku më shumë se një herë, hebrenjtë erdhën u vendosën në brigjet tona. Trashëgimia historike e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit, e bën këtë lidhje thellësisht të veçantë, një dëshmi që kurrë nuk duhet ta harrojmë, duhet ta trashëgojmë brez pas brezi. Qeveria është e përkushtuar për ta kremtuar këtë trashëgimi. Edhe pse popullsia shqiptare me shumicë myslimane u bashkua me vuajtjen e popullit palestinez, shqiptarët nuk u mblodhën në mitinjge urrejtje kundër Izraelit. Kjo përbën kontrast ë theksuar, për atë që ka ndodhur në vende të tjera të Europës. Vendi ynë qëndron kundër antisemitizmit", theksoi kryeministri.
Lini një Përgjigje