TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 11:19

Rama: Nuk ndjek asnjë emision politik, janë humbje kohe

Shkruar nga Pamfleti

Rama: Nuk ndjek asnjë emision politik, janë humbje kohe

Kryeminstri Rama tha se prej vitesh nuk ndjek më asnjë emision politik. Rama shtoi se nuk ndjek këto emisione dhe raporte të tyre që pas zgjedhjeve të vitit 2009.

Ai tha gjithashtu se nuk merr pjesë më në debate politike nëpër media, pasi i konsideron si “konsumim energjish”.

“Me thënë të drejtën nuk gjej fjalë të përshkruaj atë që kam përjetuar kur shikoja të dhënat e anketave, e pastaj duhej të dëgjoja komentatorët që ishin aty mbi ato anketa.

E pabesueshme realisht dhe e frikshme se çfarë i jepet këtij populli të shohë e të dëgjojë mbrëmjeve, të debateve politike, nëpër ato pasqyrat, ku pjesa më e madhe e njerëzve arrijnë deri në atë pikë ku pashë atë natë. Për hir të së vërtetës, unë nuk i ndjek që pas zgjedhjeve të 2009 emisionet politike. Ndjek raportet që bëjnë shumë shkurt, por nuk i ndjek sepse është humbje kohe dhe një konsum i jashtëzakonshëm energjish. Janë helm”, tha Rama nga Shkodra.

Lini një Përgjigje