TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2023, 18:01

Rama paralajmëroi daljen nga juridiksioni i Arbitrazhit, Kryemadhi: Është i çmendur dhe me probleme psikike

Shkruar nga Pamfleti

Rama paralajmëroi daljen nga juridiksioni i Arbitrazhit, Kryemadhi:

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se do ta largojë vendin nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit, deklaratë kjo e ardhur pas vendimit përfundimtar për mbylljen e “Agon Channel”, ku qeveria shqiptare detyrohet të paguajë 110 mln euro ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Kryemadhi u shpreh se Rama është një i sëmurë psikik që bën të tilla deklarata, duke shtuar se “kërcënimi” i kryeministrit për dalje nga juridiksioni i Arbitrazhit, vjen si pasojë edhe e problemeve ligjore me të cilat ai përballet ose pret të përballet.

“Ai i çmendur është ka probleme psikike. Duhet ta kemi në lidh që zyrtarët e lartë që zgjidhen duhet tu shohim kartelën. Faturës së Becchettit do i shtohet edhe fatura e pronarit të televizionit tuaj. Senatori amerikan para pak ditësh falënderoi Shqipërinë për mikpritjen e afganëve ndërkohë që hoteli i parë që i priti ishte ai që i vuri dinamiti, “Prestige Resort”.

Përveç çështjes psikike ai ka edhe probleme ligjore ndaj sillet ashtu. Ndaj thotë do dalim nga Arbitrazhi sepse kërkon të na largojë nga BE. I vetmi që nuk donte të hapte negociatat janë Rama e qeveria e tij.

Kërkon të mbyllë negociatat me BE e thotë do dalim nga juridiksioni i Arbitrazhit. Nesër nuk çuditem të thotë do dal nga OKB e nga organizma të tjera ndërkombëtare”, tha Kryemadhi për emisionin “Kjo Javë”.

rama juridiksioni i arbitrazhit kryemadhi probleme psikike

Lini një Përgjigje